Xhemaili i AAK-së: Kurti nuk ka arsye të preket se nuk i mëson fëmija në Kosovë, doracakun ta lexojnë në lozha të VV
Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ashpër për doracakun e miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili ka ngjallur polemika të mëdha dhe është cilësuar si skandaloz nga opozita dhe shoqëria civile. Në një postim në profilin e tij në Facebook,…
Lajme
Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ashpër për doracakun e miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili ka ngjallur polemika të mëdha dhe është cilësuar si skandaloz nga opozita dhe shoqëria civile.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Xhemaili ka ironizuar me distancimin e kryeministrit Albin Kurti nga ky doracak, duke thënë se Kurti nuk ka arsye të preket, pasi fëmija i tij nuk mëson në sistemin e dështuar arsimor të Kosovës tash e katër vjet.
“Kurtit nuk i mëson fëmija në sistemin e dështuar arsimor që katër vjet. Doracakun mund ta lexojnë nëpër lozhat e selive të VV-së anembanë,” ka shkruar Xhemaili.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, të cilin ai e cilëson si “Don Kishotin e kauzave të humbura,” ka vendosur rekorde të skandaleve me kabinetin e tij.