Xhavit Haliti demanton mediat: I jam nënshtruar kontrollit në hyrje të Kuvendit

Disa media sot raportuan se deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk i është nënshtruar kontrollit nga ana e sigurimit në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Por, Haliti e ka demantuar këtë lajm.

Lajme

15/10/2015 10:17

Ai ka thënë se njofton opinion publik dhe mediet se sot në hyrje të Kuvendit të Kosovës i është nënshtruar kontrollit.

“Prandaj, lajmi i dhënë nga “Klan Kosova”, se gjoja nuk i jamë nënshtruar kontrollit, nuk është fare i vërtetë”, ka thënë Haliti në reagimin e tij. /lajmi.net