Xharra: Nesër i drejtohem Policisë për fyerjet që më janë bërë nga aktivistët e VV-së (Video)

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbana Xhara, ka theksuar se ajo nesër në Policinë e Kosovës do të dorëzojë një numër të madh të kërcënimeve dhe linçimeve që kanë ardhur në adresë të saj.

Lajme

31/07/2017 20:04

Në emisionin InfoBox të “RTV Dukagjinit, Xharra ka thënë se është për t’u çuditur se si militantët e Lëvizjes Vetëvendosje(VV) përdorin këtë gjuhë.

“Gjuha fyese, linçimi dhe shamja që bëhen janë të tmershme. Kjo gjuhë ka nis me u përdor para se me dal unë në PDK. Çfarëdo kundërargumenti që kanë për ato që i kemi thënë ne, janë të rrejshme. Nëse i kanë, qysh nesër le t’i iniciojnë procedura ligjore”, ka shtuar Xharra