Xhandarmeria serbe nuk gjen prostituta në klubet e natës në Preshevë

Forca të mëdha të xhandarmerisë serbe mbrëmë kanë kontrolluar klubet e natës së Preshevë, por aksioni ka rezultuar pa sukses.

Lajme

28/12/2014 12:02

Të veshur me uniforma me maska dhe me kallashnikovë, me disa vetura speciale, pjesëtarët e forcave të xhandarmerisë kanë bllokuar hyrjet e lokaleve duke kontrolluar dokumentacionin e atyre që kanë qenë prezent.

Siç deklaroi policia, pas këtyre kontrollimeve, vështirë të dëshmohet se në këto lokale të natës zhvillohet prostitucioni dhe kthehen me “duar zbrazët”, por nuk e mohojnë se në klubet e natës në territorin e Preshevës dhe Bujanocit në mënyrë transparente “shitet dashuria”, transmeton portali Presheva.

“Është fshehtësi publike se në klubet dhe baret në territorin e Preshevës dhe Bujanocit, pronarë të të cilëve janë shqiptarë, punojnë vajza kryesisht nga Serbia”, kishte deklaruar për mediet serbe Sllagjan Ristiq, inspektor për delikte seksuale.

Ai ka thënë se këto vajza “zyrtarisht” punojnë në klube, por jo zyrtarisht ofrojnë shërbime seksuale.