Xhamia në Manastir bëhet muze, përplasje pozitë – opozitë

Jeni Xhamia në qytetin e Manastirit e ndërtuar në vitin 1558, është shndëruar në muze të trashëgimisë kulturore ortodokse dhe islame. Kjo ka përplasur pushtetin dhe opozitën në Maqedoninë e Veriut për atë se kush e dha lejen që kjo xhami të bëhet muze. Zëvendëskryemimistri Izet Mexhiti tha se vendimin për shpalljen e kësaj  xhamie…

Lajme

23/11/2024 23:25

Jeni Xhamia në qytetin e Manastirit e ndërtuar në vitin 1558, është shndëruar në muze të trashëgimisë kulturore ortodokse dhe islame.

Kjo ka përplasur pushtetin dhe opozitën në Maqedoninë e Veriut për atë se kush e dha lejen që kjo xhami të bëhet muze.

Zëvendëskryemimistri Izet Mexhiti tha se vendimin për shpalljen e kësaj  xhamie muze e kanë sjellë ministrat e qeverisë së kaluar.

“Edhe te Jeni Xhamia këtu në Manastir nuk është vendim i kësaj Qeverie. Është vendim i qeverive të kaluara, i ministrave të kaluar, të cilët kanë sjell vendim që të shpallin muze të kulturës ortodokse dhe islame dhe me gabimet e tyre mundohen të njollosin dikënd tjetër”, tha Mexhiti.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate  ka shprehur shqetësimin e thellë për vendimin e fundit të qeverisë për të aktivizuar statusin e Xhamisë Jeni në Manastir si një galeri, duke anashkaluar ndjeshmëritë fetare dhe historike të një komuniteti të rëndësishëm në vend.

Shndërrimin e xhamisë Jeni në muze e ka kundërshtuar edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.

Nga atje thonë  se e konsiderojnë të papranueshme që të mos konsultohet Bashkësia Islame për një projekt të tillë./rtk