Xhaka: Unë vendos kur të largohem, askush tjetër

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka më në fund ka thyer heshtjen pas raportimeve të shumta që mund të largohet në verë.

Sport

04/03/2022 16:00

Zvicerani nuk e ka pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve dhe verën që lamë pas ishte shumë pranë kalimit te Roma, por marrëveshja dështoi shkaku që dy klubet nuk gjetën ‘gjuhën e përbashkët’ dhe pastaj nënshkroi kontratë të re me “Topçinjtë”.

Pavarësisht që marrëveshja me Romën dështoi verën e kaluar, Xhaka vazhdon të lidhet me kalimin te skuadra italiane. Për këtë situatë, ai theksoi se nuk i dëgjon fjalët e tifozëve apo njerëzve të tjerë dhe në rast të largimit do vendos vetë.

“Kjo është arsyeja se përse jam kaq i fortë në kokën time. Unë vendos kur të largohem askush tjetër, jo tifozët”..

“Njerëzit harrojnë ndonjëherë se tifozët janë kaq të rëndësishëm për ne”, deklaroi Xhaka.

29-vjeçari është lojtar i Arsenalit që nga viti 2016 dhe ka bërë 236 paraqitje për klubin londinez./Lajmi.net/