Xhaka kapiten i Zvicrës?
Granit Xhaka mund të emërohet kapiten i Kombëtares së Zvicrës.

Sport
Selektori i zviceranëve, Vladimir Petkovic, ka dhënë indikacione se futbollisti nga Kosova, mund t’a bartë shiritin e kapitenit te ‘helvetikët’.
“Mund të them se Xhaka i ka të gjitha karakteristikat për të qenë kapiten. Ai ka dëshirë ta drejtojë ekipin, por duhet të presin të përfundojnë eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe pastaj të shohim”, ka thënë Petkovic për mediet në Zvicër.
Xhaka gjithashtu është kapiten edhe i skuadrës së Borussia Monchengladbach.