Vuçiq zhvillon fushatën me ëndrrën për Kosovën: Nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë, nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Serbët e shumtë po përgatiten për zgjedhje e së dielës. Por siç duket shumë prej tyre veçse kanë ndarë mendjen të mos përkrahin më udhëheqjen e Alekandar Vuçiq. Madje kjo është vërejtur edhe në tubimet e fundit që u zhvilluan atje. E është pikërisht Vuçiq i cili deklaroi se fushata i është dukur e mirë…

Lajme

23/10/2026 10:47

Serbët e shumtë po përgatiten për zgjedhje e së dielës. Por siç duket shumë prej tyre veçse kanë ndarë mendjen të mos përkrahin më udhëheqjen e Alekandar Vuçiq.

Madje kjo është vërejtur edhe në tubimet e fundit që u zhvilluan atje.

E është pikërisht Vuçiq i cili deklaroi se fushata i është dukur e mirë dhe është mirënjohës ndaj të rinjve dhe njerëzve të moshës së tij e të moshuarit për energjinë gjatë fushatës.

“Tani në fund të fushatës mund të them se u përballëm me diçka që pak veta në Evropë e kanë përjetuar në 30-40 vitet e fundit. Arritëm të përgjigjemi dhe jemi afër fitores”, shpjegoi ai.

Por natyrisht fushatën e tij ai e koncentroi në ëndrrën për Kosovën dhe në bashkëpunimin me Rusinë.

“Ne kishim një përgjigje për çdo pyetje. A do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, nuk do ta bëjmë. A do ta njohim Kosovën e pavarur – nuk do ta bëjmë”,deklaroi Vuçiq, trasnmeton lajmi.net.

“Pyetja e tretë për të cilën të tjerët nuk kishin përgjigje – a jemi një komb gjenocidal? Ne kishim përgjigje të qarta”, tha Vuçiq.

Kur u pyet se cila është forca e grave, Vuçiq theksoi rolin e tyre në ruajtjen e familjes dhe në vendimmarrjen e përgjegjshme.

“Një grua kujdeset për shtëpinë, familjen… Ajo nuk do të ulet në një bar dhe të thotë se do të shkojë në luftë me dikë. Me ne burrat, vendimet shpesh merren me nxitim. Gratë nuk e kanë këtë”, tha Vuçiq.

Duke folur për trazirat në Evropë dhe protestat e shumta, Vuçiq tha se qytetarët në zona të caktuara po vetëorganizohen për të mbrojtur veten nga grupet kriminale, dhe ai iu referua gjithashtu situatës në Serbi gjatë dy viteve të kaluara.

“Njerëzit filluan të vetëorganizohen dhe të mbrohen. Ata morën shkopinj dhe i dekurajuan kriminelët nga veprimet e tyre. Në epokën e rrjeteve sociale, shumë nuk duan të shohin se çfarë po ndodh, tërbimin e grupeve anarkiste, të mos bëjnë asgjë dhe të jetojnë mirë. Gjithmonë ka ndërhyrje nga agjencitë e huaja të inteligjencës”, tha Vuçiq./Lajmi.net/