Xhafer Gashi uron qytetarët për Vitin e Ri 2021
I pari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

Lajme
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e ndërrimit të moteve, përmes një video-mesazhi ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Obiliqit për Vitin e Ri 2021, duke iu uruar shëndet, mbarësi dhe harmoni në familje, si dhe ka prezantuar të arriturat dhe projektet që janë realizuar përgjatë vitit që po lëmë pas.
“Të bashkuar po realizojmë projekte madhore, të cilat u arritën fal implementimit të ligjit për Obiliqin, punës së palodhshme të ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal dhe fal bashkëpunimit me ju, po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e qytetit”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Urimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
Me rastin e ndërrimit të moteve, ju përcjellë urimet më të përzemërta, duke ju uruar shëndet, mbarësi dhe harmoni në familjet tuaja! Me bindjen e plotë, që do të jemi bashkë në çdo proces të rëndësishëm për komunën e Obiliqit!
Të bashkuar po realizojmë projekte madhore, të cilat u arritën fal implementimit të ligjit për Obiliqin, punës së palodhshme të ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal dhe fal bashkëpunimit me ju, po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e qytetit.
Së bashku, për një Obiliq modern dhe të zhvilluar!
Për një vit të mbarë-GËZUAR 2021!. /Lajmi.net/