Xhabir Zharkun, prej muajit të ardhshëm, nuk do të mund ta çojë askush në burg

Drejtësia kosovare po dështon t’i çojë në burg njerëzit që po kryejnë krime. Edhe kur po i dënon po u krijon mundësi të ikin nga Shteti dhe te strehohen në vende ku Kosova s’ka marrëveshje ekstradimi.

Lajme

28/04/2018 20:36

Kështu ka ndodhur edhe me Xhabir Zharkun, i cili pritet të kthehet në Kaçanik dhe të mos shkojë fare në burg. Profesori Ismet Salihu po thotë se po dështojnë Prokuroria dhe Gjykatat. Derisa bën thirrje të mos përsëriten raste të ngjashme.

I arratisur që gjashtë vjet nga Kosova, vetëm për të mos i mbajtur 3 vite burg pasi kreu vepra penale, Xhabir Zharku, sivjet, mund të kthehet lirshëm në Kosovë., Kjo pasi drejtësia kosovare nuk mund ta prangos për shkak se Kosova nuk ka marrëveshje ekstradimi me Suedinë.

Këtë e thotë edhe profesori i Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu.

Pos me Zharkun, shteti i Kosovës ka dështuar në marrjen e masave për të parandaluar ikjen nga drejtwsia edhe për njerëz të tjerë. Fajtorë për këtë i sheh Prokurorinë dhe Gjykatat.

Por për të vuajtur dënimin Kosova nuk është dashur që të amnistojë krimin. Drejtësia e shtetit Kosovar është dashur të kërkoj ekstradimin ose në të kundërtën, ta mbajë dënimin në shtetit skandinav.

YouTube player