Xavi: Prisnim ndeshje më të vështirë – mund të krahasohet me fitoren 2:6

Xavi Hernandez ka thënë se priste ndeshje më të vështirë në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

20/03/2022 23:26

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur shumë i kënaqur me fitoren 0:4 ndaj Real Madrid.

Xavi ka thënë se priste diçka më të vështirë. Kjo fitore, sipas tij, mund të krahasohet me atë 2:6.

“Po, mund të krahasohet me 2:6. Ne ishim shumë më të mirë sesa Madridi, largohemi me buzëqeshje. Barcelona duhet ta festojë”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Prisnim një ndeshje më të vështirë. Luajtëm ndeshje spektakolare”, shtoi trajneri ‘Blaugrana’.

Xavi vendosi skuadrën në mënyrë perfekte në aspekti taktik dhe kjo u vërejt në shumë raste të krijuara të katalanëve. /Lajmi.net/