Xavi për zgjatjen e kontratës së Araujos: Ishte zgjedhje e duhur

Xavi Hernandez e ka përshëndetur veprimin e Ronald Araujos për zgjatjen e kontratës me Barcelonën.

Sport

06/04/2022 19:07

Sipas tij, mbrojtësi bëri zgjidhjen e duhur dhe se vetë Araujo është i lumtur në “Camp Nou”.

“Është zgjedhja e duhur. Ai është i lumtur që qëndron në Barcelonë me familjen e tij. Është kënaqësi të kesh lojtarë të tillë në skuadër”, shprehet tekniku “blaugrana”, transmeton lajmi.net.

“Ai mund të luajë me ne për 10 vite. Është një garancion për ne”, theksoi tutje ai, shkruan lajmi.net.

Araujo është duke shkëlqyer këtë sezon me Barcelonën, ku e ka “blinduar” pozitën e mbrojtësit te 26 herë kampionët e Spanjës.

Klauzola që e liron lojtarin nga Barcelona është hiç më pak se 1 miliardë euro. /Lajmi.net/