Xavi nuk kursehet në komentet për Lewandowski: Jam i dashuruar

Xavi Hernandez ka një dashuri të re. Robert Lewandowski po e mahnit trajnerin spanjoll. Trajneri i Barcleonës, Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e skuadrës së tij, Robert Lewandowski. Lewa mbrëmë shënoi një het trik në Champions League, në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Viktoria Plzen. Pas ndeshjes, Xavi dha disa komente për…

Sport

08/09/2022 09:02

Xavi Hernandez ka një dashuri të re. Robert Lewandowski po e mahnit trajnerin spanjoll.

Trajneri i Barcleonës, Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e skuadrës së tij, Robert Lewandowski.

Lewa mbrëmë shënoi një het trik në Champions League, në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Viktoria Plzen.

Pas ndeshjes, Xavi dha disa komente për polakun.

“Sot një het trik për Lewandowski. Por jo vetëm kaq, ai luan dhe e bën skuadrën të luajë”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ai e di ‘lojtarin e tretë’ dhe lexon mirë hapësirat. Jam i dashuruar. Nënshkrimi i tij ishte fantastik”, ka shtuar spanjolli.

Lewandowski po shkëlqen te Barcelona, ku në katër ndeshje në La Liga ka shënuar pesë gola dhe në ndeshjen e parë në CL shënoi tri të tjera. /Lajmi.net/