Xavi nuk e dëshiron Dybalan, e konsideron të mbivlerësuar

Gjasat që Paulo Dybala të transferohet te Barcelona janë të vogla.

Sport

27/03/2022 21:50

Ylli argjentinas ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Juventus dhe gjatë verës do të kërkojë skuadër të re.

Në mesin e skuadrave që lidheshin me lojtarin ishte edhe Barcelona, por duket se një lëvizje e tillë nuk do të bëhet.

Sipas mediave spanjolle, Xavi Hernandez nuk e pëlqen Paulo Dybalan, përcjell lajmi.net. Ai konsideron se argjentinasi është i mbivlerësuar.

Thuhet se Xavi u ka thënë drejtuesve të klubit se Dybala është jofunksional për stilin e lojës që ai dëshiron ta aplikojë.

Në garë për Dybala mbeten skuadra si Inter, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur e Milan. /Lajmi.net/