Xavi: Nuk do të luaj për PSG-n
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar se nuk do të luaj për skuadrën franceze, PSG.

Sport
Xavi ka mohuar raportet që e lidhin atë me një huazim te skuadra e PSG-s, nga klubi nga Katari, Al-Sadd.
“Unë nuk do të luaj për PSG-n”, tha Xavi për gazetën nga Katari, Al-Watan.
Përndryshe, spanjolli do të largohet nga Barcelona pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, ku do të kalojë te skuadra nga Katari, Al-Sadd.