Xavi: Messi i ka dyert e hapura të rikthehet

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha për Leo Messi se ai i ka dyert e hapur të rikthehet te Barcelona.

Sport

19/03/2022 18:46

Leo Messi duket se nuk është i kënaqur me kalimin e tij te Paris Saint Germain.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sipas raporteve nga mediat spanjolle, thuhej se babai i tij po e shikonte mundësinë e rikthimit të Messit te Barca.

Për rikthimin e mundshëm të Messit te ‘Blaugrana’, foli edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas. Ai tha se do e dëshironte rikthimin e yllit argjentinas në La Ligë.

Lidhur me këtë temë foli edhe trajneri Xavi. Ai tha se Messi i ka dyert e hapura të rikthehet.

“Messi është lojtari më i mirë në histori dhe në klub. Për sa koha jam unë trajner ai mund të vijë.

Nëse dëshiron të rikthehet, ai i ka dyert e hapura”, tha Xavi.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë rikthimi i Messit te Barca./Lajmi.net/