Xavi ka refuzuar ofertën e një Kombëtares, mund ta drejtonte në Botërorë
Xavi Hernandez ka refuzuar një ofertë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Marokut, edhe pse kjo do t’i jepte mundësinë të drejtonte ekipin në Kupën e Botës. Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur Xavi u zëvendësua nga Hansi Flick si trajner te Barcelona. Pas largimit nga klubi katalanas, ai vendosi të marrë një…
Sport
Xavi Hernandez ka refuzuar një ofertë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Marokut, edhe pse kjo do t’i jepte mundësinë të drejtonte ekipin në Kupën e Botës.
Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur Xavi u zëvendësua nga Hansi Flick si trajner te Barcelona. Pas largimit nga klubi katalanas, ai vendosi të marrë një pushim nga futbolli për rreth një vit, duke refuzuar disa oferta dhe duke kaluar më shumë kohë me familjen.
Megjithatë, që nga vera e kaluar ai është sërish i hapur për projekte të reja. Prioriteti i tij mbetet një rikthim në futbollin e klubeve, veçanërisht në Ligën Premier.Sipas raportimeve të Cadena SER, Federata e Futbollit e Marokut e konsideronte Xavin si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Walid Regragui, i cili pritej të largohej.
Megjithatë, negociatat nuk arritën në marrëveshje. Xavi kërkoi të sillte me vete një staf të përbërë nga një ndihmës trajner, një analist dhe një trajner fizik, por Federata Marokene i bëri të qartë se ai duhej të vinte pa këtë ekip mbështetës.
Për shkak të këtij kushti, Xavi vendosi ta refuzojë ofertën. Ai vazhdon të presë një mundësi në futbollin e klubeve dhe nuk përjashtohet që të marrë drejtimin e një skuadre të re gjatë verës, kur priten ndryshime të shumta në pankinat e klubeve evropiane.