Xavi: Isha duke shkuar te New York
Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka treguar një histori mjaft interesante, duke thënë se ishte shumë afër transferimit te skuadra e New York.
Sport
Xavi ka zbuluar një histori shumë interesante, duke thënë se ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, por në fund e ndryshoi mendimin.
”Unë isha duke u transferuar te New York. Gjithçka ishte kryer, por një telefonat nga Bartomeu ndryshoi gjitha gjërat”
”Ai thirri agjentin tim dhe i tregoi se nuk e do largimin tim dhe se dëshiron të më sheh ende te Barcelona”, tha Xavi.
”Para Kampionatit Botëror mendoja se karriera ime te Barcelona kishte marrë fund, por gjithçka ndryshoi pas bisedimeve me Bartomeun dhe Enriquen”, tha Xavi.