Xavi: Është një ambient spektakolar për të treguar se jemi në një formë të mirë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez doli sot në konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Real Madridit.

Sport

19/03/2022 18:28

Real Madridi nesër (e diel) do të jetë nikoqir i Barcelonës, për ndeshjen e xhiros së 29-të në La Liga.

“Është një ambient spektakolar për të treguar se jemi në një formë të mirë duke zhvilluar lojën tonë”, ishin fjalët e Xavit lidhur me ‘El Clasicon’

Barca ka humbur pesë takimet e tyre të fundit ndaj Real Madridit, por kjo nuk e frikëson aspak Xavin, pasi që ai pret të ndryshojë këtë statistikë.

“Rezultatet kanë qenë negative, por ne do të përpiqemi të ndryshojmë këtë dinamikë”, vazhdoi tutje ai, transmeton lajmi.net.

Karim Benzema do të jetë mungesë e madhe për trajnerin Ancelotti, por sipas Xavit kjo nuk do ndryshojë asgjë te ekipi i tij.

“Benzema është një nga lojtarët 9 më të mirë në Europë. Është një humbje e madhe për Ancelottin, por nuk ndryshon asgjë për ne”, tha Xavi.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/