Xavi e do yllin e Tottenhamit si transferim i parë te Barcelona
Edhe pse ende nuk është konfirmuar, pritet që Xavi të marrë drejtimin e Barcelonës.
Sport
Që kur Luis Enrique u largua, Barcelona ka pasur probleme me shumë trajnerë, si Ernesto Valverde, Quique Setien dhe Ronald Koeman që janë shkarkuar një pas një, transmeton lajmi.net.
Shpresa e katalunasve është që Xavi të rikthejë klubin në kohën e vjetër me stilin që e preferonin Cruyff dhe Guardiola.
Sidoqoftë, transferimi i parë ndoshta do jetë befasi e madhe.
Sipas Sport, mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele është ‘shënjestra’ e parë, që do zëvendësojë Sergio Busquetsin.
Ndomebele arriti ta shpëtoi karrierën te klubi londinez, por nuk dihet nëse do këtë vend në formacionin e Antonio Conte.
Kësisoj, ekziston mundësia e huazimit në afatin kalimtar të janarit./Lajmi.net/