Xavi do ta përcjellë nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani, i interesuar për lojtarin e ‘Die mannschaft’

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do ta përcjellë sot nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani. Kombëtarja e Spanjës dhe Gjermanisë përballen sot në kuadër të grupeve të Kampionatit Botëror Katar 2022. Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Xavi Hernandez do të jetë në tribunat e stadiumit, përcjell lajmi.net. Trajneri i Barcelonës thuhet se do të jetë…

Sport

27/11/2022 11:01

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do ta përcjellë sot nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani.

Kombëtarja e Spanjës dhe Gjermanisë përballen sot në kuadër të grupeve të Kampionatit Botëror Katar 2022.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Xavi Hernandez do të jetë në tribunat e stadiumit, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Barcelonës thuhet se do të jetë aty për të parë nga afër mesfushorin e Gjermanisë, Ilkay Gundogan.

Ylli i Man City, Gundogan lidhej me një kalim të mundshëm te Barca edhe gjatë verës së kaluar, por një lëvizje e tillë s’u kompletua asnjëherë.

Barcelona duket se planifikon ta transferojë gjermanin gjatë verës së ardhshme. /Lajmi.net/