Wolves përmbys rezultatin ndaj Arsenalit, merr pikët e plota

Wolverhampton Wanderers ka arritur që të fitojë ndeshjen ndaj Arsenalit me rezultat 2-1.

Sport

02/02/2021 20:56

Në këtë ndeshje, vëmendje të madhe mori skuadra e Arsenalit, e cila mori dy kartona të kuq, shkruan lajmi.net.

Së pari mbrojtësi David Luiz u ndëshkua me karton të kuq në përfundimin e pjesës së parë, me ç’rast edhe shkaktoi penallti ku Ruben Neves konkretizoi atë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Joao Moutinho shënoi një super gol duke goditur jashtë 16 metërshit.

Ndërsa, një huqje të madhe bëri edhe Bern Leno i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 72-të.

Goli i shënuar nga Nicolas Pepe në minutën e 32-të për Arsenalin, nuk vlejti asgjë./Lajmi.net/