Wolff: Mercedes i duhet akoma shumë kohë për xhiro në mënyrë që të luftojë për fitore

Mercedes po shënon përmirësime garë pas gare në Formula 1, por fitorja këtë edicion po i mungon. Shefi i Mercedes në Formula 1, Toto Wolff po bën maksimumin që të ketë një bolid sa më kompetitiv, në mënyrë që Lewis Hamilton e George Russell të ndjekin fitoren. Megjithatë, austriaku është shprehur se bolidi ka nevojë…

Sport

25/07/2022 23:20

Mercedes po shënon përmirësime garë pas gare në Formula 1, por fitorja këtë edicion po i mungon.

Shefi i Mercedes në Formula 1, Toto Wolff po bën maksimumin që të ketë një bolid sa më kompetitiv, në mënyrë që Lewis Hamilton e George Russell të ndjekin fitoren.

Megjithatë, austriaku është shprehur se bolidi ka nevojë për përmirësime që i fitojnë më shumë kohë për xhiro për të kapur rivalët.

“Në gotën time gjysmë të zbrazur të perspektivës, ka akoma shumë kohë për xhiro që të kapim”, ka thënë Wolff, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se Hamilton ishte i aftë të mbante hapësirën në pesë apo gjashtë sekonda në pjesën e parë, por duhet të jemi të sinqertë, ata po garonin mes vete në pjesën e dytë”, shtoi shefi i Mercedes.

Mercedes ishte me 0.4 – 0.5 sekonda më ngadalë sesa rivalët e tyre në garën e Francës, ndonëse në fund arriti të kishte dy bolidë në podium, me Lewis Hamilton që e mbylli garën i dyti dhe George Russell i treti. /Lajmi.net/