Willian: Nuk isha i lumtur te Arsenal, prandaj u riktheva në Brazil

Pas rikthimit te Corinthians, Willian ka thyer heshtjen duke folur për vitin që kaloi te Arsenal.

Sport

06/09/2021 19:01

Për t’u rikthyer në Brazil, Arsenal ndërpreu kontratën me sulmuesin e krahut, pavarësisht që kishte edhe dy vite të mbetura, transmeton lajmi.net.

Willian thotë se nuk ishte i lumtur për kohën e kaluar te Arsenal, derisa mendon se rikthimi në Brazil ishte opsion më i mirë.

“Vërtetë mendova shumë, se bashku me familjen dhe miqtë e afërt”.

“Koha ime te Arsenal nuk ishte e mirë, nuk isha i lumtur në klub. Nuk dua të flas në detaje, por nuk isha i lumtur dhe rikthimi në Brazil ishte opsion më i mirë”.

“Studiova disa mundësi, por doja rikthimin te Corithians, në shtëpi, pranë familjarëve. Projekti i klubit më zbuloi, ishte momenti i duhur”, deklaroi ai.

Willian për “Topçinjtë” zhvilloi 37 paraqitje duke shënuar vetëm një herë./Lajmi.net/