Willian dëshiron kontratën e re tek Chelsea

Braziliani Willian dëshiron vazhdimin e kontratës me Chelsea.

Sport

16/09/2019 13:46

Ylli brazilian i futbollit, Willian, i cili aktivizohet me skuadrën e Chelsea, ka shprehur interesim për nënshkrimin e një kontrate të re.

Për ‘Evening Standard’, braziliani ka thënë: “Unë kam edhe një vit të mbetur në kontratë, dhe dua të rri këtu, sepse më pëlqen të luaj për Chelsea”, transmeton lajmi.net.

Minutat e Willian nën urdhrat e Lampard janë zbehur, mirëpo braziliani tregoi paraqitje të mirë kundër Wolves, në fitoren 5:2 të Chelsea.

Gjatë karrierës së tij me ‘Blutë’, braziliani numëron 296 paraqitje, në të cilat ka shënuar 52 gola. /Lajmi.net/