Wijnaldum heroi – PSG dhe Lens ndajnë pikët
PSG ka arritur të marrë së paku një pikë në ndeshjen kundër Lens.
Sport
Paris Saint Germain ka bërë një tjetër hap fals në Ligue 1, duke luajtur baras 1:1 përballë skuadrës së Lens, shkruan lajmi.net.
Parisienët ishin me pak opsione në këtë ndeshje, falë një presingu spektakolar të Lens.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Fofana, si pasojë e një reagimi amatoresk të Keylor Navas, në minutën e 62’ të takimit.
Kur mendohej se Lens po merr tri pikët në këtë ndeshje, PSG reagoi me anë të Gini Wijnaldum.
Holandezi shënoi gol në minutën e 90+2’, pas asistimit të Kylian Mbappe.
Ky gol i Wijnaldum i siguroi një pikë PSG, duke ia shmangur humbjen. Kështu, parisienët shkojnë në 42 pikë për pozitën e parë, kurse Lens numëron 27 pikë për pozitën e pestë.
Barazimi sonte është i dyti radhaz në Ligue 1 për PSG. /Lajmi.net/