Werner po e mendon transferimin te Borussia Dortmund

Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner po mendon largimin nga ‘Blutë e Londrës’.

Sport

03/03/2022 23:17

Gjermani nuk po arrin të gjejë vend në formacionin startues të trajnerit Thomas Tuchel dhe pritet të largohet gjatë merkatos së verës.

Para se lojtari të marrë vendimin përfundimtar, agjenti i tij do të takohet me udhëheqësit e Chelseat për t`i pyetur se çfarë roli do ketë sulmuesi në ekip, përcjell lajmi.net.

Nëse bisedimet nuk shkojnë siç pritet atëherë Timo Werner mund të transferohet te Borussia Dortmund.

Në 11 paraqitje që ai ka zhvilluar në Premier Ligë ka shënuar vetëm një gol. /Lajmi.net/