Werner: Lukaku është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë

Timo Werner ka folur për herë të parë për transferimin e Romelu Lukakut në "Stamford Bridge".

Sport

10/08/2021 15:30

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner ka folur për transfermin më të ri të Chelseat, Romelu Lukakun.

Werner e cilësoi belgun si njëri nga tre sulmuesit më të mirë në botë, dhe deklaroi se loja përkrah tij do t’i ndihmojë edhe atij personalisht sepse kështu ishte edhe në RB Leipzig, shkruan lajmi.net.

“Ai është ndoshta njëri nga tre sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ska dyshim për këtë, nuk kemi çfarë të themi shumë për këtë gjë”, tha ai.

“Ai është një sulmues i klasit botëror, unë mendoj që në Leipzig më ka ndihmuar kur kam pasur një sulmues të madh afër vetës dhe kjo gjë është e mirë për mua sepse unë nuk jam i gjatë dhe nganjëherë kur keni duele me dy mbrojtës është vështirë”, tha Werner.

“Është një përforcim tejet i mirë për ne, sepse ai mund ta mbajë topin në kundërsulme dhe me shpejtësinë tonë mund t’i shfrytëzojmë atributet e tij”, përfundoi Timo Werner./Lajmi.net/