Werner e Havertz titullarë, këta janë tre formacionet e mundshme të Chelseas me Tuchelin në krye
Trajneri Thomas Tuchel pritet të bëhet trajneri i ri i Chelseas pas shkarkimit të Frank Lampardit.
Sport
Tuchel humbi punën e trajnerit të PSG-së në dhjetor, por do provojë të ‘luftojë’ në Ligën e Kampionëve me “Blutë”, transmeton lajmi.net.
Arritja e tij mund t’i përmirësojë dyshen Kai Havertz dhe Timo Werner, lojtarë për të cilët Chelsea shpenzoi shumë para.
Mirëpo, pozitën në formacionin bazë mund ta humbas talenti Mason Mount.
Këta janë disa nga formacionet me të cilët mund të luajë Chelsea me Tuchelin në krye:
(4-3-3): Mendy; James, Zouma, Silva, Chilwell; Kante, Jorginho, Havertz; Ziyech, Pulisic, Werner.

(4-1-4-1): Mendy; James, Zouma, Silva, Chilwell; Jorginho; Ziyech, Mount, Havertz, Pulisic; Werner.

(4-4-2): Mendy; James, Zouma, Silva, Chilwell; Ziyech, Kante, Jorginho, Pulisic; Abraham, Werner./Lajmi.net/
