Werder ndanë pikët me Freiburg – Rashica rikthehet me disa minuta në dispozicion
Werder Bremen dhe Freiburg kanë ndarë pikët.
Sport
Me barazimin 1:1 është mbyllur ndeshja mes Freiburg dhe Werder Bremen, e vlefshme për Bundesliga, shkruan lajmi.net.
Freiburg kaluan në epërsi qysh në minutën e 16’, me golin e shënuar nga Lienhart.
Bremen arriti të gjente barazimin 10 minuta më vonë, kur nga penalltia u tregua i saktë Fullkrug.
Në këtë ndeshje, minuta pati edhe për yllin kosovar, Milot Rashica. Ai erdhi në fushë në minutën e 66’, duke zënë vendin e Bittencourt.
Me barazimin e sotëm, Werder shkon në shtatë pikë pas katër ndeshjeve. Freiburg në anën tjetër ka grumbulluar pikën e pestë. /Lajmi.net/