Werder Bremeni bëhet “viktima” e radhës e Bayernit

Werder Bremen ka pësuar humbje nga Bayern Munchen në kaudër të xhiros së 25-të të Bundesligës.

Sport

13/03/2021 17:23

Këtë ndeshje u paraqit Milot Rashica që nga minuta e parë, por nuk mundi të bëjë dallimin për skuadrën e tij, transmeton lajmi.net.

“Bavarezët” ishin të sigurt dhe kontrolluan takimin.

Leon Goretzka i dha avantazhin skuadrës në min (22’), i ndjekur nga Segre Gnabry min (35’).

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Bayernit. Werder Bremen 0-2 Bayern Munchen.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket golave, Robert Lewandowski shënoi në min (67’), ky ishte goli 32-të në Bundesliga këtë sezon.

Për vendasit, rezlizoi Fullkrug realizoi në min (86’).

Rezultati përfundimtar, Werder Bremen 1-3 Bayern Munchen./Lajmi.net/

YouTube player