Werder Bremen merr lajm të mirë nga Milot Rashica

Werder Bremen ka marrë lajme të mira nga Milot Rashica, pasi ky i fundit është jashtë fushave tani e disa javë për shkak të lëndimit.

Sport

10/09/2019 17:22

Ylli vushtrrias ka filluar të stërvitet i vetëm dhe pritet që nga java e ardhshme të jetë i gatshëm për trajnerin Florian Kohfeldt.

Këtë e ka konfirmuar faqja e klubit gjerman në Twitter, transmeton lajmi.net.

‘’Ndeshjen ndërkombëtare të Kosovës sonte kundër Anglisë e ka humbur Milot Rashica. Por ‘’raketa’’ është stërvitur individualisht në qendrën stërvitore sot’’, shkroi Werder Bremen.

Ndryshe, 22-vjeçari humbi ndeshjen me Republikën e Çekisë të zhvilluar të shtunën dhe ai nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e sontme ndaj Anglisë.

Në rast se gjithçka shkon sipas planit, Rashica rikthehet me fanellën dardane gjatë muajit tetor. /Lajmi.net/