Wenger: Superliga është ide e keqe, do ta prishte dominimin e Premierligës

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka dhënë mendimin personal lidhur me Superligën Evropiane.

Sport

20/04/2021 08:42

Superliga Evropiane u formua para dy ditëve dhe deri me tani janë të përfshirë 12 skuadra, mirëpo UEFA dhe FIFA janë kundër, përcjellë lajmi.net.

Wenger e parashikoi në vitin 2009 krijimin e Superligës Evropiane që do ndodh dekadën e radhës dhe parashikimi doli i saktë.

Sidoqoftë për talkSport, Wenger tha se Superliga Evropiane është vërtetë ide e keqe që kërcënon Premierligën.

“Mund të them se është ide e keqe. Futbolli duhet të qëndrojë i bashkuar, është gjëja më e rëndësishme”.

“Besoj se kjo ide nuk do vazhdojë larg. Nuk e di çka qëndron pas saj. Është ide edhe më e rrezikshme dhe kërcënim i madh për Premierligën”.

“Kur isha në krye shumë shtete provuan të prishin dominimin e Premierligës dhe një projekt i tillë vërtetë do ta arrinte”, deklaroi ai.

UEFA dhe FIFA është duke provuar që t’i përjashtojë nga garat ndërkombëtare të gjitha klubet që marrin pjesë në Superligën Evropiane./Lajmi.net/