Wenger: Ramsey nuk shkon në Barcelonë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se mesfushori Aaron Ramsey, por edhe sulmuesi Theo Walcott, nuk do të largohen nga klubi.

Sport
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se mesfushori Aaron Ramsey, por edhe sulmuesi Theo Walcott, nuk do të largohen nga klubi.
Reprezentuesi uellsian është përmendur si objektiv i Barcelonës për sezonin e ri.
Por, Wenger ka theksuar se asnjë futbollist nuk do të largohet nga Emirates, pas përfundimit të këtij edicioni.
“Të gjithë futbollistët tanë duan të mbeten këtu në Arsenal gjatë verës. Nuk brengosem, aspak”, u shpreh ai në konferencë për shtyp.