Wenger konfirmon: Sanchez i gatshëm për Leicesterin
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se ylli i skuadrës së tij, Alexis Sanchez është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Leicesterit.
Sport
Sanchez është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm menjëherë për lojë, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Wenger.
“Sanchez është rikthyer në grup dhe ne nuk kemi ndonjë lojtar tjetër të lënduar që nga ndeshja e së shtunës”, tha Ëenger para ndeshjes me Leicesterin.
“Ai na mungoi në përballjen me Tottenhamin, neve na mungoi fuqia e tij fizike dhe puna e madhe që bën në lojë”, përfundoi trajneri francez.