Wenger 1000

Tomas Rosicky ka lavdëruar Arsene Wengerin si “legjendë” derisa përgatitet të drejtojë ndeshjen e 1000’të në krye të Arsenalit. Wenger do të shënojë jubileun kur Arsenali udhëton tek rivali Chelsea në fundjavë, 18 vjet pasi mori detyrën e menaxherit të gjigantit nga Emirates. Trajneri francez është në bisedime për vazhdimin e qëndrimit të tij në…

Sport

18/03/2014 09:56

Tomas Rosicky ka lavdëruar Arsene Wengerin si “legjendë” derisa përgatitet të drejtojë ndeshjen e 1000’të në krye të Arsenalit.

Wenger do të shënojë jubileun kur Arsenali udhëton tek rivali Chelsea në fundjavë, 18 vjet pasi mori detyrën e menaxherit të gjigantit nga Emirates.

Trajneri francez është në bisedime për vazhdimin e qëndrimit të tij në detyrë, dhe Rosicky beson se ky rekord prej 1000 ndeshjesh nuk do të përsëritet në Arsenal.

“Është i veçantë. Nuk mendoj se askush do të përsëris diçka të tillë. Ai është legjendë e këtij klubi”, deklaroi Rosicky për Sky Sports News.

Ndërsa, Rosicky i cili nënshkroi kontratë të re me Arsenalin më herët gjatë këtij muaji, dëshiron të fitojë titullin e parë me klubin pas transferimit nga Borussia Dortmund më 2006.

“Kam dëshirë të madhe të fitoj një titull me Arsenalin. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu dhe ende besoj se mund ta realizoj. Për këtë arsye jam ende këtu”.