Wendy Williams mes lotësh flet për humbjen e nënës së saj
Wendy Williams zbuloi se nëna e saj ka vdekur.

ShowBiz
Wendy Williams ka zbuluar se nëna e saj, Shirley Williams, ka vdekur, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.
Të hënën, prezantuesja televizive, Wendy Williams konfirmoi vdekjen e nënës së saj, duke zbuluar se ajo vdiq në mënyrë paqësore, e rrethuar nga më të dashurit e saj.
“Nëna ime ndërroi jetë shumë, shumë, shumë, shumë javë më parë,” tha Williams.
“E dini se si e humbni ditën dhe kohën? Gjithë çfarë di unë ishte shumë kohë më parë. Ne të pesë, nëna, babai, vëllezërit e motrat e mi, ne të pesë, ajo do të jetë gjithmonë këtu”, shton prezantuesja.
56-vjeçarja shtoi: “Ajo ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe e rrethuar nga dashuria. Ajo nuk vuajti, as edhe një grimë, shyqyr”.

Gjatë episodit të së hënës, drejtuesja e talk-show gjithashtu reflektoi në marrëdhëniet që ajo kishte me nënën e saj, një specialiste e burimeve të aftësive të kufizuara në të mësuar, të cilin ajo i referohej si “nëna më e mirë”.
“Marrëdhënia jonë ishte si ajo e dy vajzave adoleshente”, u tha Williams audiencës së saj. “Ajo është nëna më e mirë, më e mira që një vajzë mund të ketë ndonjëherë”, përundoi Williams. /Lajmi.net/