Weller: Kosova ka arsye të jetë nervoze për kthimin e administratës Trump dhe Grenellit

Ish-këshilltari ligjor i Kosovës, Marc Weller, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për qasjen e Kurtit në proces. Weller ka thënë se Kurti është më pak fleksibil dhe më pak bashkëpunues me ndërkombëtarët. “ Dhe pikërisht këtu kemi ngecur. Kosovës…

Lajme

31/10/2025 17:31

Ish-këshilltari ligjor i Kosovës, Marc Weller, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për qasjen e Kurtit në proces.

Weller ka thënë se Kurti është më pak fleksibil dhe më pak bashkëpunues me ndërkombëtarët.

“ Dhe pikërisht këtu kemi ngecur. Kosovës i thuhet se duhet ta themelojë Asociacionin, por askush s’e di nëse Serbia do ta zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes”, ka thënë Weller.

Duke folur për Administratën Trump, Weller ka thënë se s’mund të parashikohet se si do t’i qaset çështjes së Kosovës dhe se Kosova ka arsye që të jetë nervoze për këtë çështje.

“Ne nuk e dimë saktësisht se si do ta trajtojë administrata Trump çështjen e Kosovës. Mendoj se Kosova ka arsye që të jetë paksa nervoze për kthimin e saj dhe kthimin e Grenell, që mund të përpiqet të imponojë ndonjë lloj vendimi”, ka thënë Weller.