Watzke: Do të jetë e vështirë ta mbajmë Haalandin në ekip vitin e ardhshëm
Erling Haaland është duke shkëlqyer te Borussia Dortmund.
Sport
Haaland ka arritur të realizojë plotë shtatë gola e katër asistime në pesë ndeshjet e parë të këtij edicioni në Bundesligë, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi ka rënë në radarin e shumë klubeve evropiane të cilat verën e ardhshme pritet të bëjnë ‘luftë’ të ashpër mes vete për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Real Madrid dhe Barcelona janë të lidhura me transferimin e tij, ndërsa Manchester United mbetet i etur për ta sjellë atë në Old Trafford.
Chelsea ishte gjithashtu në garë për pikën më të mirë para se të kalonin fokusin e tyre në kthimin e Romelu Lukaku.
Drejtori sportive I Dortmundit, Hans-Joachim Watzke pranoi se do të jetë e vështirë për ta që ta mbajnë në ekip Erling Haaland vitin e ardhshëm.
“Sigurisht që do të jetë e vështirë. Sidoqoftë, nuk po them se është krejtësisht e pamundur”.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur lojtarët tanë kryesorë besnikë ndaj nesh në të ardhmen.”
Ai u pyet gjithashtu për Juden Bellingham një futbollistë tjetër që po lë gjurmë me paraqitjet e tij këtë edicion.
“Haaland dhe Bellingham janë aktualisht futbollistët tanë”.
“Ne jemi të lumtur që i kemi dhe çdo gjë tjetër janë vetëm thashetheme. Në verë, do të shohim se si do të shkojnë gjerat për të dy”.
“Unë do të bëj gjithçka për t’u siguruar që ata të qëndrojnë”, përfundoi Watzke. /Lajmi.net/