Walker e feston ditëlindjen në Kosovë, Haradinaj nga festa e tij: Gëzuar, mik i madh i yni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ambasadorin William Walker me rastin e ditëlindjes së tij, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës. “Njeriu që qëndroi përkrah nesh në ditët më të rënda, që pa dhe dëshmoi të vërtetën tonë para botës, sot…

Lajme

01/06/2025 18:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ambasadorin William Walker me rastin e ditëlindjes së tij, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

“Njeriu që qëndroi përkrah nesh në ditët më të rënda, që pa dhe dëshmoi të vërtetën tonë para botës, sot feston ditëlindjen në Kosovën e lirë – Ambasador William Walker. Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni! Kosova të do!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.

Ambasadori William Walker njihet gjerësisht për rolin e tij historik në dokumentimin e Masakrës së Reçakut dhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për krimet e kryera në Kosovë. Për popullin kosovar, ai mbetet një simbol i së vërtetës dhe i drejtësisë.

Postimi i tij i plotë në Facebook: