Walia me të dashur misterioz

Bukuroshja e televizioneve, Jasmin Walia nuk po arrin ende të gjejë të dashurin e saj të përkryer, pasi së paku deri tani është dukur tejet e pafat rreth një lidhjeje serioze. Sidoqoftë, paparacët kanë arritur të bëjnë disa foto befasuese të bukuroshes. Ajo është parë dorë për dore duke dalur nga një bar në Esexx…

ShowBiz

21/02/2014 19:16

Bukuroshja e televizioneve, Jasmin Walia nuk po arrin ende të gjejë të dashurin e saj të përkryer, pasi së paku deri tani është dukur tejet e pafat rreth një lidhjeje serioze.

Sidoqoftë, paparacët kanë arritur të bëjnë disa foto befasuese të bukuroshes. Ajo është parë dorë për dore duke dalur nga një bar në Esexx me një njeri misterioz.

Jasmin Walia është dukur tejet tërheqëse duke u veshur me ngjyrë të zezë, dhe një bluze me ngjyrë të bardhë, teksa njeriu misterioz i saj kishte të veshur një bluzë të zezë dhe të ngushtë, duke i nxjerrur në pah muskujt e tij.

Nga këto foto duket se këta dy persona janë të dashuruar dhe po kalojnë kohë të mira ndërmjet veti.

Zeshkanja 23 vjeçarja duket tejet e lumtur në krahët e të riut misterioz, ku në një foto shihet se këta dy po përqafohen.