VW thotë se kanë nevojë edhe motorët 1.6 TDI për ndryshime në hardware
3.6 milion makina disel në Evropë me motor 1.6 TDI do të kenë nevojë për ndryshime në hardware.

Auto & Tek
Zëdhënësi i ministrisë së transportit në gjermani ka njoftuar se 3.6 milion janë shitur në Evropë me motor 1.6 TDI nga Grupi Volkswagen dhe do të duhet një ndryshim në hardware.
Volkswagen ka shitur në total 8 milion makina me naftë në Evropë me software të paligjshëm të cilat janë pajisur motorët 1.2 TDI, 1.6 TDI dhe 2.0 TDI.
Ndërsa motori 2.0 TDI do të duhet vetëm një rishikim i software-it sipas raportit të fundit, po ashtu motori 1.6 TDI gjithashtu do të kërkojnë disa modifikime hardware.Kjo do të ketë ndikim në 3.6 milion makina të shitura në Evropë dhe jo vetëm nga marka Volkswagen, por edhe nga Audi e Skoda.
VW më parë ka thënë se planifikojnë që të rregullojmë të gjitha makinat deri në fund të vitit 2016. Kjo nuk është bërë e ditur se a janë prekur edhe makinat me motor të vogël 1.2 TDI, dhe a do të duhet të kalojnë nëpër ndryshime hardwareike ose ata mund të rregullohen me një përditësim të thjeshtë të software-it.
Në përgjithësi, ka rreth 11 milionë makina në të gjithë botën me EA189-powered – software të paligjshëm dhe padyshim kjo do ti kushtojë VW për ti rregulluar ato, dhe gjithashtu të paguajnë gjobat e shumta të cilat do të ndikojnë në masë të madhe në planet e kompanisë, e cila është e shqetësuar duke vënë në rrezik disa modele në të ardhmen.