“VViktimizim”, Miftaraj thirrje pushtetit: Mos u frikësoni o trima se krejt aparaturën e shtetit e keni në duar
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pak orë më parë tha se Sami Lushtaku ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit Albin Kurti, mbrëmë gjatë fushatës në Skënderaj. Në një postim në Facebook, Miftaraj tha se VV-ja po viktimizohet, edhe…
Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pak orë më parë tha se Sami Lushtaku ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit Albin Kurti, mbrëmë gjatë fushatës në Skënderaj.
Në një postim në Facebook, Miftaraj tha se VV-ja po viktimizohet, edhe pse të gjithë aparaturën shtetërore e udhëheq dhe se fushatën po e zhvillojnë me gjipa të blinduar.
Sipas tij, viktimizimi nuk është i drejtë përderisa ata janë në pushtet dhe të rrethuar nga mbrojtja e afërt.
Ai pati edhe një këshillë për pushtetin.
“Rune shneten, KURSE pushtetin dhe votat duhet me i fitu me pune te ndershme e jo me intriga e etiketime”, shkruan Miftaraj. /Lajmi.net/