VV nuk do ta bojkotojë Kuvendin si AAK e Nisma

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se partia së cilët ai i takon nuk do të bojkotoj seancat e Kuvendit, por do të pengoj punën e siç ka thënë ai, një kuvendi jolegjitim.

Lajme

08/03/2016 15:54

Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se vetëm pengimi i punës së këtij institucioni hap dyert e të ardhmes demokratike të Kosovës.

“Nuk do ta bojkotojmë, por do ta pengojmë punën e një kuvendi jolegjitim. Për më shumë se kaq Qeveria dhe pushteti i koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk e kanë konsideruar si vend I debatit dhe I demokracisë por si mjet për ta përdorur kundër interesave të qytetarëve dhe te shtetit te Kosovës. Prandaj pengimin I punës së një kuvendi dhe një mazhorance jo legjitime është hapje e dyerve te se ardhmes demokratike ne Kosovë”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, Kosova duhet të shkoj në zgjedhje të lira të menjëhershme nga të cilat zgjedhje do të dilte një Kuvend legjitim.

“E nga ai Kuvend legjitim do të dilnin edhe institucione legjitime, e jo siç ndodhi se fundi me ‘votimin’ e kandidatit për president. Duke e penguar një mazhorancë jolegjitime, ne e pengojmë edhe realizimin e Zajednicës, e shpëtojmë edhe territorin në kufi me Malin e Zi, e shpëtojmë Republikën”, ka thënë Selimi, duke shtuar se një legjislaturë e re e dalë nga zgjedhje të reja do të ishte e shëndetshme për Kosovën dhe demokracinë.

Ndërsa, zyrtari për media i AAK-së, Muharrem Nitaj duke mos dashur të komentoj më shumë këtë çështje, ka thënë për Indeksonline se largimi ka kuvendi ka qenë një prej ideve, por që njëherë nuk ka asgjë më shumë.

“Ne kemi dhënë përgjigje dje, nuk ka asgjë më shumë. Ajo që e kemi thënë dje, ka qenë një prej ideve dhe asgjë më tepër. Përgjigja ime është në njoftimin që e kemi lëshuar dje”, ka thënë Nitaj.

Ndryshe, dje kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë për Indeksonline se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit është i panevojshëm.

“Vazhdimi i përdorje së gazit në seancat e Kuvendit mendoj se është i pa nevojshëm”, ka thënë ai, duke paralajmëruar një formë të re të kundërshtimit të qeverisë.

Sipas tij, opozita duhet ta trajtojë seriozisht qëndrimin në Kuvend. “Ndoshta ka ardhur koha që opozita ta trajtoj seriozisht qëndrimin e saj te mëtutjeshëm në Kuvend”, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën.