​VV kremton në Gjilan, Alban Hyseni: Festa është e jona, fitorja është e juaja

Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni ka shpallur fitoren në Gjilan dhe ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe. Hyseni tha se gjatë mandatit të tij të ri do të punojnë me projekte të pandalshme. “Ne kemi paralajmëruar se gara në Gjilan, do të jetë e vështirë, por do të ketë…

Lajme

12/10/2025 23:22

Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni ka shpallur fitoren në Gjilan dhe ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe.

Hyseni tha se gjatë mandatit të tij të ri do të punojnë me projekte të pandalshme.

“Ne kemi paralajmëruar se gara në Gjilan, do të jetë e vështirë, por do të ketë një përfundim dhe ky përfundim që kemi deri më tash, na nxjerrin neve fitues të padiskutueshëm”, tha ai pa dhënë shifra zyrtare mbi rezultatet për kryetar të Gjilanit.

“Gjilani ka dëshmuar se është qendër kulturore me njerëz që kanë dinjitet dhe që në gara politike tregojnë maturi. Festa është e jona, fitorja është e juaja”, shtoi ai.

KQZ deri më tash ka numëruar 41.972 nga gjithsej 107,858 vota ose 38.91 për qind nga 130 vendvotime nga 133 sosh ose 97.74 për qind. Alban Hyseni ka 49.81 për qind ose 20.907 vota. Arbër Ismajli nga LDK-ja renditet i dyti me 34.18 për qind ose 14.347 vota.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votimi me postë,