Publikohen pamjet: VV kishte votuar pro ndarjes së 360 mijë eurove për Listën Serbe, pak muaj pas sulmit në Banjskë
Pavarësisht retorikës së ashpër kundër Listës Serbe, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kishin votuar pro ndarjes së 360 mijë eurove për këtë subjekt politik, vetëm disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë. Bëhet fjalë për një mbledhje të mbajtur më 12 janar 2024, ku KQZ votoi ndarjen e fondeve buxhetore…

Lajme
Pavarësisht retorikës së ashpër kundër Listës Serbe, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kishin votuar pro ndarjes së 360 mijë eurove për këtë subjekt politik, vetëm disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë.
Bëhet fjalë për një mbledhje të mbajtur më 12 janar 2024, ku KQZ votoi ndarjen e fondeve buxhetore për partitë parlamentare, përfshirë edhe Listën Serbe, transmeton lajmi.net.
Për këtë ndarje votuan edhe dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, të cilët aktualisht janë në mesin e zërave më kritikë ndaj certifikimit të Listës Serbe dhe akuzojnë partitë opozitare – PDK-në, LDK-në dhe AAK-në – për bashkëpunim të supozuar me këtë subjekt.
Videon nga ajo mbledhje e ka publikuar analisti Burim Ramadani, i cili dëshmon qasjen kontradiktore të VV-së – e cila sot e quan Listën Serbe të papranueshme, ndërsa në atë kohë votonte që t’i ndaheshin qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit./lajmi.net/