VV-ja shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare në facebook të kësaj partie. “Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për…

Lajme

26/11/2024 14:17

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare në facebook të kësaj partie.

“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024.

“Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/