VV-ja i avancon Goranin e Kadaj-Bujupin, i zgjedh në kryesinë e re

Dy anëtarët më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë zgjedhur anëtarë në kryesinë e re të kësaj partie.

Lajme

24/07/2016 18:55

Vetëvendosja sot ka përmbyllur procesin e tretë zgjedhor të Këshillit të Përgjithshëm. Nënkryetar i parë është zgjedhur Dardan Sejdiu, ndërkaq Sekretar Organizativ ka mbetur tutje Dardan Molliqaj.

VV-ja konsideron se me këtë proces zgjedhor është vërtetuar demokracia e brendshme e cila sipas tyre ka sjellë rritje e zgjerim.

“Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, 5 kryetare janë gra. Nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Struktura udhëheqëse e Lëvizjes, e zgjedhur në këtë mbledhje:

Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu

Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku

Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj

Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi

Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali

Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka

 

Anëtarë të tjerë të Kryesisë:

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Glauk Konjufca

Aida Dërguti

Elvis Hoxha

Dukagjin Gorani

Xhelal Sfeçla

Albulena Haxhiu

Donika Kadaj Bujupi

Ylli Hoxha

Zgjim Hyseni

Sami Kurteshi

Nazlie Bala

Belgzim Kamberi

Rexhep Selimi