VV i mashtron qytetarët, ia humb 4 deputetë PDK-së nga sondazhi i fundit
Anise sondazhi i vendosi me 28 ulëse nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes kanë vendosur t’ia marrin katër të tilla Partisë Demokratike të Kosovës, duke e paraqitur me vetëm 24 nëpër reagimet e tyre në rrjete sociale. Një grafikon që po shpërndahet me të madhe nga kjo parti, e tregon…

Lajme
Anise sondazhi i vendosi me 28 ulëse nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes kanë vendosur t’ia marrin katër të tilla Partisë Demokratike të Kosovës, duke e paraqitur me vetëm 24 nëpër reagimet e tyre në rrjete sociale.
Një grafikon që po shpërndahet me të madhe nga kjo parti, e tregon të ndryshuar statistikën nga ajo që u publikua në “Debat Plus”.

Derisa në pamjet direkte në YouTube PDK paraqitet me 28 ulëse, VV me 50, LDK me 22 dhe minoritetet me 20, VV ka ndryshuar grafikonin e publikuar duke e vendosur partine e dytë me vetëm 24.


Theksojmë se sipas një sondazhi të “Ubo Consulting” të publikuar në “Debat Plus”, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, por me një rënie në 37 për qind.
Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.6 për qind të përkrahjes dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. 16.8 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërkaq, del më 4.6 për qind.