VV: Grevën që nuk e deshën edhe vet mësimdhënësit erdhi si rezultat i keqqeverisjes
Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi, ka thënë se grevën nuk e deshën as mësimdhënësit, por u detyruan të hyjnë në grevë si pasojë e kësaj qeverie.
Lajme
etëvendosje përmes një konference për media ka vlerësuar se greva e institucioneve arsimore vjen si pasojë e keqqeverisjes së qeverisë.
Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi, ka thënë se grevën nuk e deshën as mësimdhënësit, por u detyruan të hyjnë në grevë si pasojë e kësaj qeverie.
“Sikur qeveria të mos i rriste pagat e veta, që me të drejtë nxiti shumë sektorë, nuk do të krijoheshin pakënaqësitë që janë sot. Sikur qeveria të mos i injoronte shqetësimet e sindikatës sot fëmijët nuk do të ngelnin pa mësim. Është detyrë e kësaj qeverie që së bashku me sindikatën të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme që mësimi të fillojë”.
Deputetja Arbërie Nagavci, tha se koalicioni qeverisës ka penguar punën në drejtim të finalizimit të Ligjit për Pagat, transmeton “Klan Kosova”.
“Nuk është sjell në votim të dytë projektligji për pagat dhe është e qartë se vet koalicioni qeverisës e ka vonuar këtë ligj”.
“Është e papranueshme për ne që projektligji për pagat parasheh rritje të pagës për deputetë, për presidentin e qeveritarë, përderisa kategoritë e caktuara të punëtorëve të arsimit renditen me pagesë shumë të ulët”.
Këtu u bë e ditur se nesër do të ftohet një mbledhje të jashtëzakonshme e komisionit parlamentar për të diskutuar për grevën.